Mimoza : “Jam lodhur në fermë, radhën e keni ju!”

Fituesja e “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka sqaruar pozicionin e saj pas kërkesave të shumta nga ndjekësit për t’iu bashkuar protestave në Tiranë. Përmes një komunikimi “Live” në TikTok me producentin Eraldo Rexho, ajo u shpreh prerë se nuk do të jetë pjesë e këtyre organizimeve.

Moza theksoi se eksperienca tre-mujore në reality-show e ka lënë të rraskapitur: “Ku kam takat unë për protestë, jam lodhur, jam gërdis, plot tre muaj në fermë”.

Ajo nuk kurseu as ironinë ndaj atyre që e kërkojnë prezencën e saj, duke kujtuar se dikur, kur ajo protestonte për të drejtat e saj, të tjerët qëndronin pasivë. “Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju pak për mua, të rri edhe unë në shtëpi siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë,” deklaroi ajo, duke cituar shprehjen popullore “Me radhë lëpihen viçat”.

Përtej lodhjes, Mimoza shprehu edhe paqartësi mbi qëllimin e këtyre protestave, duke i cilësuar ato si të pakuptimta dhe me nota të çuditshme gjeopolitike. “Pastaj kjo protesta po bëhet e çuditshme. Kërkoni gjërat që doni vërtet, se këtu po bëhet gjeopolitikë me protestë, s’po marr vesh fare!,” përfundoi fituesja e “Ferma VIP”.