Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: “Nuk jam nën hetim nga SPAK”

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka reaguar përmes një deklarate publike në rrjetet e saj sociale, duke hedhur poshtë kategorikisht thashethemet e fundit që po qarkullojnë në media.

Përmes një postimi, këngëtarja sqaron se informacionet që e lidhin atë me hetime nga SPAK janë të pavërteta. Ajo ka deklaruar qartë se “nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK” dhe ka theksuar se çdo pretendim i kundërt është i rremë dhe i pabazuar.

Xhensila ka shprehur shqetësimin se këto lajme cenojnë figurën, dinjitetin dhe reputacionin e saj.

Në fund të deklaratës, këngëtarja ka paralajmëruar se çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që dëmton imazhin e saj do të ndiqet me të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore.

Screenshot