Don Xhoni: Lori është shumë “nice”, ia uroj të gjitha të mirat

Reperi i njohur Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas publikimit të albumit të tij më të ri, “100%”, i cili u promovua me një fushatë të veçantë ku morën pjesë edhe figura të njohura të estradës.

Gjatë promovimit, artisti u pyet edhe për raportin me ish-banoren e BBVA, Loredana Brati, pasi shumë fansa vunë re mungesën e saj në videot promovuese.

“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat,” u shpreh reperi.

Deklarata e tij vjen pas spekulimeve të shumta që qarkulluan gjatë verës së kaluar për një lidhje të mundshme mes tyre. Ngacmimet në rrjetet sociale dhe videot e përbashkëta kishin nxitur dyshimet e publikut, por sipas Don Xhonit, mes tyre ka mbetur një raport i mirë dhe respekt i ndërsjellë.