Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga fshati Vrutok i Gostivarit, i dyshuar se ka shkaktuar një aksident trafiku dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për personin me inicialet F.I. (36), i cili drejtonte një automjet të tipit “Volkswagen Caddy” me targa të Gostivarit.
Pas lokalizimit dhe verifikimit nga zyrtarët policorë, është konstatuar se ai po e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Me urdhër të prokurorit publik, 36-vjeçari është privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
