Bekim Sali flet për arritjet e VLEN-it dhe rikonstruksionin e Qeverisë

Zëvendëskryeministri Bekim Sali, në dyvjetorin e qeverisjes së koalicionit VLEN, deklaroi se qeveria ka qenë transparente në çdo veprim dhe se gjatë 24 muajve ka realizuar premtime që, sipas tij, nuk u përmbushën për 24 vite.

Sali veçoi si arritje miratimin e Ligjit për Medresenë, Ligjit për Jurisprudencën, hapjen e mbi 2.500 bizneseve të reja, më shumë se 2.500 punësime dhe avancime të shqiptarëve në administratën publike, si dhe investime prej mbi 3 miliardë eurosh të fokusuara në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Duke folur për rikonstruksionin e Qeverisë, ai tha se VLEN do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe do të drejtojë gjashtë ministri: Ambientin Jetësor, Ekonominë, Drejtësinë, Eurointegrimet, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive.

Sali shtoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar se kush do t’i udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Kulturës, duke theksuar se emrat e rinj nuk janë përcaktuar ende.