Bujar Osmani kritikon ashpër VLEN-in: “Shqiptarët po përjashtohen nga vendimmarrja”

Nënkryetari i BDI-se, Bujar Osmani, ka adresuar kritika të forta ndaj koalicionit VLEN, në dy vjetorin e formimit të Qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Osmani ka deklaruar se sipas tij, shqiptarët sot ndihen të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe institucionet shtetërore, duke theksuar se ndikimi i tyre politik është dobësuar ndjeshëm.

Në reagimin e tij publik, ai akuzon VLEN-in për shpërndarje të pasurisë publike në “rrethe të ngushta familjare e partiake”, si dhe për përjashtim të shqiptarëve nga proceset e rëndësishme ekonomike, kulturore dhe institucionale.

Ai shton se shqiptarët sot ndihen “më pak të respektuar” dhe se, sipas tij, janë kthyer nga faktor vendimmarrës në spektatorë të zhvillimeve politike.

Në fund të postimit, Osmani citon edhe deklaratën e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, duke theksuar se “VLEN-i është partneri i tretë i koalicionit”.