Një shtetas i Serbisë është arrestuar në autostradën Shkup–Gjevgjeli, pasi u kap duke drejtuar një automjet me shpejtësi të lartë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, 60-vjeçari me inicialet M.S. po ngiste një BMW me targa serbe me 221 kilometra në orë, në një segment rrugor ku kufizimi maksimal i shpejtësisë është 120 km/h.
Rasti është regjistruar pranë fshatit Miletkovë, ku radari i policisë evidentoi tejkalimin e shpejtësisë me 101 kilometra në orë mbi normën e lejuar.
Pas ndalimit, shoferi u arrestua dhe u shoqërua në stacionin policor, ndërsa automjeti u sekuestrua.
