Vedat Muriqi emocionon pas rikthimit te Fenerbahçe: “Ky klub është i veçantë për mua”

Vedat Muriqi është shprehur me emocione dhe krenari për rikthimin e tij te Fenerbahçe, duke theksuar se kjo fazë e re e karrierës ka një rëndësi të madhe për të.

Pas eksperiencës në La Liga me Mallorcan, sulmuesi kosovar është rikthyer në Stamboll, aty ku kishte luajtur edhe më parë gjatë sezonit 2019/2020.

Në një prononcim për televizionin e klubit, Muriqi u shpreh se ndjen një lidhje të veçantë me Fenerbahçen dhe se kthimi i tij nuk është thjesht një transferim i zakonshëm, por një rikthim emocional.

Ai tha se tani është një futbollist më i pjekur dhe më me përvojë, ndërsa theksoi se synimi i tij kryesor mbetet kontributi maksimal për ekipin dhe fitimi i titullit kampion.