Ali Ahmeti kundër protestave në Tiranë, del në mbrojtje të Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kritikuar protestat antiqeveritare që po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre mund të qëndrojnë faktorë që synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Qëndrimin e tij ai e shprehu gjatë Kuvendit Zgjedhor të BDI-së në Butel.

Deklarata e tij është shpërndarë më pas në rrjetet sociale nga deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Ndërkohë, Balla ka publikuar më herët një dokument që, sipas tij, lidhet me pagesa për ushtarakë shqiptarë që kanë marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke nxitur reagime dhe debate publike.

Në dokument figuron edhe emri i Tahir Sinanit, një prej figurave të njohura të luftës çlirimtare, i cili ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, në konfliktin e Preshevës dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, ku ka rënë dëshmor.

Deklaratat dhe publikimet kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike shqiptare.