Dashuri drejt martesës, Damla Can i thotë “Po!” Tolga Mendi-t

Një nga çiftet më të njohura të showbiz-it turk, Damla Can dhe Tolga Mendi, kanë vendosur të hedhin hapin e madh drejt martesës.

Damla Can ka pranuar propozimin romantik të partnerit të saj, Tolga Mendi, duke i thënë “PO!” dashurisë së tyre. Çifti ka ndarë momentin e veçantë edhe në rrjetet sociale, ku shihen skena romantike me lule dhe unazën e fejesës, duke emocionuar fansat e tyre.

Dyshja, e njohur për lidhjen e tyre diskrete larg vëmendjes së mediave, tashmë ka zyrtarizuar romancën e tyre dhe ka marrë urime të shumta nga ndjekësit.