Në “Post Ferma VIP” u zhvillua një përballje e ashpër mes ish-fermerëve Iliri dhe Ervini, ku debati u përqendrua te raporti i tyre dhe nominimi që solli tensione gjatë lojës.
Ervini u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se ishte ndjerë i tradhtuar nga Iliri, të cilin e kishte konsideruar mik, sidomos pas nominimit që e çoi drejt eliminimit. Ai theksoi se mënyra se si u zhvillua gjithçka e kishte lënduar, duke shtuar se priste më shumë korrektësi nga një raport miqësor.
Nga ana tjetër, Iliri mohoi se mes tyre kishte pasur një miqësi të vërtetë, duke deklaruar se raporti i tyre nuk kishte qenë më shumë se disa takime dhe jo një lidhje e ngushtë shoqërore. Ai e akuzoi Ervinin se kishte tentuar të përfitonte nga ai dhe nga dinamika e lojës.
Në debat u përfshi edhe opinionistja Einxhel Shkira, e cila tha se nominimi kishte qenë i organizuar mes disa fermerëve me qëllim strategjik brenda lojës.
Përballja mes tyre u shoqërua me tone të larta dhe akuza të ndërsjella, duke rikthyer në vëmendje tensionet e krijuara gjatë qëndrimit në fermë.
Floriani: Ju keni pasur edhe një miqësi jashtë.
Iliri: Miqësia është shumë fjalë e madhe, nuk krijohet me pesë takime.
Ervini: Ka disa vlera që ne i pasqyrojmë jashtë, ka njerëz që shohin, fëmijë. Nuk më vjen keq që dola, por në atë lloj mënyre dhe nga një njeri që e konsideron mik, që të thotë “të kam zemër”.
Iliri: Unë s’i kam thënë asnjëherë këto fjalë. Këto i ke ëndërruar ti që t’i thoja. Unë s’e quaj mik një person që e kam takuar pesë herë.
Ervini: Njeriu ka karakter, dinjitet, vlera.
Iliri: Ti s’ke pasur karakter se si hyje nga dega në degë. E tregove veten tënde. Kishe frikë nga televotimi.
Ervini: Ne kur ishim bashkë, se s’ia di as emrin tani, përshëndesnim gjithmonë fëmijët.
Iliri: Ke pasur posterin në dhomë.
Ervini: Dhe kur vajta në shtëpi, vajza ishte shumë krenare, por i kishte bërë përshtypje dhe tha: “Pse ai shoku yt, që unë e kam takuar, të nxori në nominim?”. S’dija çfarë t’i thoja.
Iliri: Ti ke ardhur duke u lëpirë. “Më jep një dorë ndihmë”, fjalët e tua. “Më ndihmo të të ndihmoj”. Dhe unë të thoja: “Vazhdo fërko lëkurën”. Kaq ka qenë historia.
Ervini: Unë jam vetja ime, ti do e kuptosh çfarë ke bërë. Je shumë i dobët.
Iliri: Të kishe qenë vetja jote, do kishe qenë shumë herë më lart. Ti bëre atë që bëjnë shumë të tjerë, shfrytëzove Moza Ahmetin.
Einxhel Shkira: Ka qenë një nominim i orkestruar. Për hir të këtij nominimi, disa fermerë kishin rënë dakord t’i nxirrnin dy miqtë e Mozës në nominim me Mozën, që kushdo të dilte, do t’i prisnin një krah Mozës. Kjo është e vërtetuar, sepse kemi parë videot.
