Dy persona janë privuar nga liria në Shkup pasi policia gjeti një sasi të madhe mallrash pa dokumentacion përkatës në një automjet, ndërsa shoferi rezultoi se drejtonte mjetin pa patentë shoferi të vlefshme.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ku është ndaluar një automjet i tipit “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 19-vjeçar.
Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të paketuara në qese të zeza dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Gjithashtu, është konstatuar se shoferi nuk posedonte patentë shoferi të kategorisë B.
Policia ka identifikuar edhe pronarin e automjetit, një 20-vjeçar nga Shkupi, ndërsa të dy janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.
