Këngëtarja Gresa Behluli ka ndarë detaje interesante nga karriera e saj gjatë një interviste në emisionin “Ora Shtatë”.
Artistja tregoi se nëpër dasma shpesh përballet me kërkesa të ndryshme nga dasmorët, madje edhe me këngë që nuk i pëlqen shumë t’i interpretojë, por që i këndon për t’ua plotësuar dëshirën të pranishmëve.
“Ka kërkesa të ndryshme. Kam mësuar edhe këngë që nuk më pëlqejnë aq shumë, por janë dëshirë e dasmorëve dhe duhet t’i këndoj për qejfin e tyre”, u shpreh ajo.
Gresa theksoi se i kushton vëmendje të veçantë zgjedhjes së këngëve për çiftin, duke u përpjekur gjithmonë të ruajë profesionalizmin në performancat e saj.
Ajo zbuloi gjithashtu se ka pasur raste kur në dasma i kanë kërkuar edhe këngë ndarjeje, një kërkesë që, sipas saj, e ka habitur jo pak.
Së bashku me Shkurte Fejza, Gresa Behluli vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në ahengje dhe dasma shqiptare.
