Gëzim i dyfishtë për Njomza Retkocerin – familja e saj do të zgjerohet me një djalë tjetër

Këngëtarja Njomza Retkoceri, vajza e këngëtares së njohur Violetë Kukaj, ka ndarë me ndjekësit një lajm të veçantë nga jeta e saj private.

Përmes një postimi të realizuar në një ambient të hapur, Njomza ka zbuluar zyrtarisht gjininë e foshnjës që po pret. Momenti emocionues u kurorëzua kur çifti zbuloi mbushjen me ngjyrë blu të tortës, duke konfirmuar se ata do të bëhen prindër të një djali.

Ky lajm i gëzueshëm vjen pasi çifti tashmë është prind i një djali të quajtur Mat, ndërsa ardhja e anëtarit më të ri pritet të sjellë edhe më shumë lumturi në familjen e tyre.