Edi Kuçi pozon pranë superveturës luksoze, mesazhi i tij bën bujë në rrjet

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë një superveture luksoze me ngjyrë të zezë, ndërsa ajo që ka marrë më shumë vëmendje është mbishkrimi që e ka shoqëruar postimin.

“Dear Kosovo, You’re welcome. James Bond për hatersat, Bruce Wayne për popullin”, ka shkruar Edi.

Postimi ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, ku një pjesë e kanë komplimentuar për stilin dhe vetëbesimin, ndërsa të tjerë e kanë komentuar me humor deklaratën e tij.

Që pas përfundimit të rrugëtimit në “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi ka mbetur mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ndan me publikun momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e tij personale.