“Sa kushton një natë me ty?” – Bia Khalifa reagon ashpër ndaj pyetjes

Ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka reaguar ndaj një pyetjeje provokuese që i është bërë gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram.

E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, Bia ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa prej pyetjeve që ka marrë, ku njëra prej tyre e pyeste hapur: “Sa kushton një natë me ty?”.

Kjo pyetje ka nxitur reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të saj, ku ajo ka sqaruar qartë qëndrimin e saj ndaj komenteve të tilla dhe kufijve personalë.

Bia theksoi se asnjë shumë parash nuk mund të përcaktojë vlerën e saj apo ta trajtojë atë në atë mënyrë, duke bërë dallimin mes aktivitetit të saj në platformat online dhe jetës personale.

“A mund ta imagjinosh të mendosh që unë kam një çmim? Dhe ti je aq i dobët sa të duhet t’i japësh para një femre sepse nuk je i aftë të fitosh vëmendjen e saj në mënyrë të natyrshme?”, është shprehur ajo në reagimin e saj.

Më tej, Bia ka sqaruar edhe një herë se puna e saj në platformat me pagesë nuk ka lidhje me jetën e saj personale.

“Unë shes foto. Unë nuk shes veten. Asnjë burrë nuk më ka prekur pa pëlqimin tim dhe pa dëshirën time. Pikë.”, ka përfunduar ajo.