Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të muajit qershor me ekipin kuqezi.
Ceremonia martesore u kthye në një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit, duke mbledhur futbollistë, drejtues dhe figura të njohura të futbollit shqiptar.
Mes të ftuarve ishin edhe Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të futbollit shqiptar.
Dasma e Arbër Hoxhës ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve dhe ndjekësve të Kombëtares, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.
