Një veprim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur dyshime për një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve mes Selin dhe këngëtarit Gjesti.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr fakti se të dy nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që ka shkaktuar reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.
Situata ka habitur shumë fansa, veçanërisht për shkak të raportit të afërt që Gjesti ka me partnerin e Selin, Gimbon, me të cilin prej kohësh njihet si mik i ngushtë.
Gjatë kohës kur Selin dhe Gimbo ishin pjesë e Big Brother VIP, Gjesti kishte shprehur fillimisht rezerva për lidhjen e tyre, por më vonë kishte treguar mbështetje për çiftin.
Deri më tani, as Selin dhe as Gjesti nuk kanë reaguar publikisht për këtë situatë, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim të përkohshëm apo për një krisje më serioze në raportet e tyre.
