Dy persona arrestohen në Gostivar, dyshohen për sulm dhe kërcënim ndaj një të mituri

Më 1 qershor 2026, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria H.Z. (74) dhe A.R. (69), të dy nga fshati Senokos i Gostivarit.

Arrestimi është bërë pas një denoncimi të paraqitur nga E.R. (37) nga fshati Gradec, i cili ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar brenda një furgoni, teksa po kthehej nga shkolla.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj dy të dyshuarve janë ndërmarrë masat përkatëse procedurale, ndërsa organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Pas dokumentimit të të gjitha rrethanave, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohet kallëzimi përkatës.