Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Bllokun 82 në Tetovë, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve, shërbimet e emergjencës dhe organet kompetente, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.
Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore dhe njoftimit zyrtar nga institucionet përkatëse.
