Elijona Binakaj ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim prekës të publikuar në rrjetet sociale në ditën e Kurban Bajrami.
Në vend të atmosferës festive, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova ka zgjedhur ta kalojë këtë ditë pranë varreve të njerëzve të saj më të dashur, duke ndarë dhimbjen dhe mallin që e shoqëron prej vitesh.
Përmes një fotografie të publikuar nga varrezat, ku shihen lulet mbi varret e familjarëve të saj, Elijona ka kujtuar fillimisht xhaxhain e saj, i cili humbi jetën tragjikisht disa muaj më parë në Gjakovë.
“Bajrami i parë pa agjin…”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Në mesazhin e saj emocional, Elijona rikujtoi edhe tragjedinë familjare të vitit 2021, kur humbi nënën e saj Valentinën dhe motrën Erlindën në një aksident me autobus.
“E prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë… Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time”, shkroi ajo.

