Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës

Pas muajsh aludimesh dhe lajmesh në mediat rozë, duket se Bora Zemani dhe Donald Veshaj më në fund po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu pranë çiftit, dyshja ka zgjedhur muajin korrik për organizimin e dasmës, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të këtij viti në showbiz.

Edhe pse Bora Zemani kishte tentuar më herët t’i quante këto lajme “thashetheme verore”, vetë Donaldi duket se e ka konfirmuar indirekt gjatë një interviste në emisionin Më lër të flas, ku foli hapur për planet e martesës dhe zgjerimit të familjes.

Ai tregoi me humor se tashmë kanë nisur diskutimet për organizimin e ceremonisë, madje edhe debatet për numrin e të ftuarve.

Sipas raportimeve, ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, buzë detit, në një atmosferë private mes familjarëve dhe miqve më të afërt të çiftit.