Edona Llalloshi paralajmëron projekt të ri dedikuar mërgimtarëve

Edona Llalloshi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga studio muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri dedikuar mërgimtarëve shqiptarë.

Në një InstaStory, këngëtarja ka shkruar “Një dedikim i bukur për mërgimtarët”, duke zbuluar se po punon për një këngë me mesazh emocional për shqiptarët që jetojnë larg vendlindjes.

Në pamjet e publikuara, ajo shihet në studio plot emocion dhe energji gjatë procesit të incizimit, duke lënë të kuptohet se projekti i ri është drejt finalizimit.

Në projekt është etiketuar edhe Afnim Macula, duke shtuar interesin rreth bashkëpunimit të mundshëm mes tyre.

Postimi i Edonës ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet te ndjekësit, të cilët po presin me padurim publikimin e këngës së re.