Blerina, motra e Gjesti, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale pas disa postimeve që ngritën dyshime për një martesë të fshehtë.
Në videot dhe fotografitë e publikuara në Snapchat, Blerina u shfaq e veshur me një fustan elegant nusërie, duke nxitur menjëherë reagime dhe aludime nga ndjekësit.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa komentet dhe urimet për një martesë të mundshme nuk munguan.
Pas zhurmës së krijuar online, ka reaguar vetë Blerina për të sqaruar situatën. Në një postim tjetër ajo bëri të ditur se nuk ishte martuar, por po provonte fustane nusërie.
“O sjom martu hala jo veq prova”, shkroi ajo me humor, duke i dhënë fund spekulimeve.
Megjithatë, reagimi i saj ka shtuar edhe më shumë dyshimet se dasma mund të jetë shumë afër, sidomos pasi pak javë më parë ishte raportuar se ajo është fejuar zyrtarisht.
Ndjekësit tashmë po presin me kureshtje nëse Blerina do të ndajë së shpejti lajmin e madh me publikun.

