Olsi Bylyku përjeton momente paniku në avion: “Ishte horror”

Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që ka përjetuar gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Milanos.

Përmes një postimi në InstaStory, ai tregoi se avioni është goditur nga rrufeja gjatë nisjes, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe ekuipazhit.

“Mbas 2 vitesh aktiv në fluturime, hera e parë që m’ka ndodh ky horror në fluturimin Tiranë-Milano”, shkroi Olsi.

Ai tha se vetëm personat që ndodheshin në atë avion mund ta kuptojnë frikën dhe tensionin e përjetuar në ato momente.

Megjithatë, artisti e mori situatën edhe me humor, duke falënderuar Zotin që gjithçka përfundoi mirë dhe duke bërë shaka se tani po kërkon dikë për t’u kthyer me makinë nga Milano në Tiranë.

“God is GOOD! Kush ka rrugë me makinë nesër nga Milano në Tiranë të ma boji i DM”, ironizoi ai pas incidentit.

Avioni ku po udhëtonte u godit nga rrufeja/ Olsi Bylyku rrëfen tmerrin