Sara Hoxha ka folur hapur për një nga momentet më emocionale që ka përjetuar si nënë, gjatë një interviste të fundit për X Media.
Ajo tregoi se pyetja më e vështirë që i ka bërë vajza e saj, Poem, kishte të bënte pikërisht me ndarjen nga reperi i njohur Ledri Vula.
“Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh është se pse jam ndarë unë dhe Ledri”, u shpreh Sara gjatë intervistës.
Sipas saj, ajo vendosi t’i përgjigjej vajzës me sinqeritet dhe në mënyrën më të kuptueshme për një fëmijë, duke i shpjeguar se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më dhe se nuk po merreshin vesh.
Megjithatë, momenti më prekës ishte kur vogëlushja e pyeti me shpresë: “Po ju mund ta rregulloni?”
Sara tregoi se i shpjegoi me kujdes se kishin provuar ta rregullonin raportin, por nuk kishte funksionuar dhe se ky ishte vendimi më i mirë për të gjithë familjen.
Në fund, ajo theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur me fëmijët në situata të tilla, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që një fëmijë të marrë përgjigje të qarta dhe të mos mbetet me pikëpyetje që mund ta rëndojnë emocionalisht.
