Soni Malaj ka folur për herë të parë publikisht për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesi, duke zbuluar se kanë qenë në një lidhje për rreth dy vite e gjysmë.
Rrëfimi erdhi gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”, në një bisedë me Mimoza Ahmeti, teksa në sfond po luhej një këngë e Florit.
“Mos ma shaj Florin”, reagoi menjëherë Soni, për të shtuar më pas: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”
Gjatë bisedës, këngëtarja nuk dha shumë detaje për jetën aktuale të artistit, duke thënë vetëm: “Ai në punë të vet tani, unë në timen.”
Ndërsa kur u pyet me humor për një rikthim të mundshëm mes tyre, Soni Malaj u përgjigj prerë: “Jo, jo.”
Në një moment tjetër, ajo bëri edhe një batutë për mungesën e një surprize nga Flori brenda fermës: “Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”
