Butrint Imeri ka habitur ndjekësit me veprimin e tij të fundit në rrjetet sociale, pasi ka fshirë të gjitha postimet dhe fotot nga llogaria e tij në Instagram.
Këngëtari, profili i të cilit numëron mbi 1 milion ndjekës, ka larguar çdo gjurmë nga projektet muzikore dhe momentet personale që kishte publikuar ndër vite.
Përveç postimeve, artisti ka hequr edhe fotografinë e profilit, duke e lënë faqen e tij plotësisht bosh.
Ky veprim vjen pas një periudhe ku Butrint Imeri ka qenë mjaft i tërhequr nga rrjetet sociale dhe pa publikime të reja për fansat.
Deri tani, këngëtari nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë lëvizje, ndërsa ndjekësit po aludojnë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri apo një shkëputje nga rrjetet sociale.

