Xheneta Fetahu rrëfen jetën para famës: “Kam bërë lloj-lloj punësh, nuk i kam thënë kurrë punës jo”

Xheneta Fetahu ishte e ftuar së fundmi në emisionin She’s on Air në Top Albania Radio, ku foli hapur për jetën e saj para famës dhe eksperiencat që ka kaluar para se të bëhej personazh publik.

Ajo tregoi për periudhën kur jetonte dhe punonte në Suedi, duke zbuluar se ka bërë punë të ndryshme që, sipas saj, kanë ndikuar shumë në formimin personal dhe profesional.

“Nuk i kam thënë asnjëherë punës jo. Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme dhe nuk kam turp t’i përmend. Mendoj se secila punë më ka bërë Xhenetën që jam sot”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Xheneta tregoi se ka punuar me të moshuarit në Suedi, si kameriere në restorante dhe gjithashtu si menaxhere hoteli.

Ajo dha edhe një mesazh për të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e punës dhe besimit në vetvete.

“Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja. Nga një punë më e vogël mund të arrish te një më e lartë”, tha ajo.

Në fund, Xheneta zbuloi edhe detaje për pagën e saj të parë në Suedi, duke treguar se ka qenë rreth 1500 euro.