Defekt në burimin “Kepat e Kuqë”, vazhdojnë punimet intensive në Tearcë

Ekipet teknike kanë zhvilluar sot punime intensive për sanimin e një defekti të paraqitur te burimi i njohur si “Kepat e Kuqë”, në komunën e Tearcës.

Sipas njoftimit nga NP “Higjiena Tearcë”, nga Përroi i Bistricës deri te burimi në fjalë, respektivisht deri në pikën ku është evidentuar defekti, është vendosur një gyp i tipit F110 me gjatësi prej 50 metrash.

Autoritetet bëjnë të ditur se punimet po vazhdojnë me intensitet të plotë dhe pa ndërprerje, me qëllim që furnizimi me ujë për qytetarët e Tearcës të rikthehet sa më shpejt në normalitet.

Nga ndërmarrja theksojnë se do të vazhdojnë angazhimin maksimal deri në sanimin e plotë të problemit dhe stabilizimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *