Sot pritet vendimi përfundimtar ndaj Trajçe Bojkovskit, i akuzuar për vrasjen e katër grave

Në Gjykatën e Kumanovës pritet të shpallet vendimi ndaj Trajçe Bojkovskit, i akuzuar për vrasjen e katër grave dhe tentativën për vrasjen e dy të tjerave.

Në seancën e kaluar, prokurori Ljubomir Lape kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarin.

Sipas aktakuzës, Bojkovski dyshohet se përzgjidhte kryesisht gra të moshuara që jetonin vetëm dhe i sulmonte ato. Prokuroria pretendon se motivi kryesor i veprave ishte nekrofilia, ndërsa mbrojtja e ka kundërshtuar këtë pretendim dhe ka kërkuar një dënim më të ulët, duke argumentuar se akuzat nuk janë dëshmuar mjaftueshëm.

Rasti u zbulua pas vdekjes së viktimës së fundit, kur autopsia ndihmoi në zbardhjen e dyshimeve.

Vendimi i sotëm pritet të përcaktojë përgjegjësinë penale të të akuzuarit dhe dënimin për veprat që i atribuohen.