Izet Mexhiti me rininë e Çairit në Panairin e Librit në Shkup

Izet Mexhiti ka marrë pjesë në Panairi i Librit në Shkup së bashku me rininë e Çair.

“Me rininë e Çairit në Panair të Librit në Shkup. Kënaqësi e jashtëzakonshme kur takohen ‘republika e ideve’ me zellin e aktivizimit rinor”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai theksoi se panairi, që po mbahet nga 23 deri më 29 prill në arenën Boris Trajkovski Arena, ka mbledhur rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, me tituj të rinj dhe aktivitete të ndryshme.

Sipas tij, Panairi i Librit është ngjarje që pasuron qytetin dhe hap dritare drejt ideve të reja që bashkojnë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *