Haqim Ramadani: Rritje çmimesh dhe shërbim zero në Bërvenicë!

Haqim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të mbeturinave në Bërvenicë, duke akuzuar komunën për favorizim të një ndërmarrjeje private dhe rritje të padrejtë të çmimeve për qytetarët.

Ai thotë se komuna po tenton për herë të dytë të njëjtën skemë, e cila sipas tij po dëmton drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve.

“Rritje çmimesh, shërbim zero: kush po e mbron këtë skemë në Komunën e Bërvenicës?”, është shprehur Ramadani, duke kritikuar edhe pagesat që u kërkohen mërgimtarëve pavarësisht se nuk marrin shërbim.

Ai ngre gjithashtu shqetësime për mosmbulimin e plotë të territorit, duke përmendur fshatin Gurgunicë si të lënë jashtë shërbimit dhe banorët të detyruar të pastrojnë deponitë vetë.

Sipas tij, komuna duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të krijojë barrë financiare për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *