Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonia e Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar nga autoritetet nën dyshimet për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre.
Sipas informacioneve zyrtare, ai dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro të akorduara nga UEFA për zhvillimin e futbollit në vend.
Mediat lokale raportojnë se rasti është zbuluar nga drejtuesit e rinj të federatës, ndërsa hetimet janë hapur nga Prokuroria në Shkup. Arrestimi është realizuar nga njësitet për luftën kundër krimit të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sejdini kishte drejtuar federatën fillimisht si ushtrues detyre nga viti 2019 dhe më pas ishte zgjedhur president në vitin 2021. Gjatë mandatit të tij janë ngritur vazhdimisht dyshime për menaxhimin e fondeve dhe gjendjen e infrastrukturës së futbollit në vend.
Prokuroria ka paralajmëruar se në ditët në vijim
