Një incident i pakëndshëm është regjistruar gjatë ndeshjes mes KF Bashkimi dhe FK Vardar, që po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar.
Rreth minutës së 20-të të takimit, një tifoz i ekipit vendas ka rënë nga tribuna, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit. Ngjarja rikujton një incident të ngjashëm që kishte ndodhur më herët këtë sezon në përballjen mes këtyre dy skuadrave në Kumanovë.
Tribuna e stadiumit në Gostivar ndodhet në një lartësi të konsiderueshme, ndërsa deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të tifozit.
Në aspektin sportiv, FK Vardar është në epërsi me rezultat 0:2 ndaj Bashkimit.
