Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus Vladimir Putin, Yuriy Uşakov, deklaroi se Rusia e ka pranuar armëpushimin e propozuar nga Donald Trump, duke thënë: “Për ne më e rëndësishmja është që armëpushimi të përfshijë 9 Majin – Ditën e Fitores, që shënon 81-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste. Në fund të fundit, Rusia dhe SHBA-ja luftuan së bashku kundër armikut në Luftën e Dytë Botërore”.
Pas Rusisë, edhe Ukraina pranoi armëpushimin e propozuar nga Trump. Lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi: “Nëse pala ruse ka dhënë fjalën për armëpushim, edhe ne e pranojmë. Shpëtimi i jetëve të njerëzve është prioriteti ynë kryesor”.
Do të bëhet edhe shkëmbim i të burgosurve
Ndërkohë, Trump në një postim në Truth Social bëri të ditur se armëpushimi përfshin edhe “shkëmbimin e 1000 të burgosurve nga secila palë”. Ai shtoi: “Armëpushimi përfshin pezullimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake gjatë kësaj periudhe. Jam i kënaqur që Putin dhe Zelensky e pranuan këtë”.
Fluturimet anulohen në Rusi
Ushtria ukrainase, 24 orë para festimeve, realizoi një sulm nate që paralizoi transportin ajror në jug të Rusisë. Pas sulmit në rajonin e Rostovit, hapësira ajrore jugore e Rusisë u mbyll për fluturimet civile.
Autoritetet ruse njoftuan se deri më 23 maj janë ndaluar ulje-ngritjet në aeroportet e Astrahanit, Vladikafkazit, Volgogradit, Gelencikut, Groznit, Krasnodarit, Mahaçkalasë, Magasit, Minvodit, Nalçikut, Soçit, Stavropolit dhe Elistës. Gjithashtu u bë e ditur se numri i fluturimeve të anuluara është rreth 2 mijë.
Burimi:Hurriyet.com.tr
