Mbyllet “Pre.Ent_”? Videoja në TikTok ngre pikëpyetje për bashkëpunimin me Mateo Borrin
Një video që po qarkullon në TikTok dhe rrjete të tjera sociale ka ngritur dyshime se adresa “Pre.Ent_” nuk është më aktive.
Bëhet fjalë për platformën ku ish-banori i Big Brother VIP Albania, Mateo Borri, ishte prezantuar si “Brand Ambassador”. Mungesa e faqes në rrjet ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët po spekulojnë për një ndërprerje të mundshme të aktivitetit ose të bashkëpunimit.
Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Mateo Borri apo nga përfaqësuesit e platformës për të sqaruar situatën.
Për rrjedhojë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një problem teknik të përkohshëm, çaktivizim të llogarisë apo përfundim të bashkëpunimit mes palëve. Ndërkohë, diskutimet në rrjetet sociale vazhdojnë, ndërsa ndjekësit presin një sqarim zyrtar.
