Categories: Shëndeti

Vuani nga thartira në lukth? Këto janë zgjidhjet që ndihmojnë

Gjetja e shkaktarit të aciditetit është çelësi i shërimit të tij.

Ky acid shkon deri në ezofag dhe shkakton ndezje dhe iritim, gjë që mund të zvogëlojë madhësinë e rajonit të ezofagut. Të ngjirurit e zërit, të kollat, të vjellurat, asma, dhëmbët e prishur janë disa nga simptomat e aciditetit. Nga kjo gjendje rrezikoheni të fitoni kancer në ezofag.

Aciditeti mund të shërohet, ja disa nga ilaçet shtëpiake që mund të ju ndihmojnë në këtë qëllim. Lëng Aloe Vera– Pini të paktën 50 gramë në ditë. Lëng i limonit – Zvogëloni simptomet e aciditetit duke pirë një gotë me lëng të freskët të limonit dhe një gotë uji të ngrohtë, në mëngjes para ngrënies. Sodë e bukës – Është një nga ilaçet që ndoshta nuk ka shije të hijshme por sigurisht që është efektiv.

Para se të shkoni në shtrat, pini një përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë do të balansojë nivelet e juaja të acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë. Humbje e peshës – Kur fitoni peshë, posaqërisht në pjesën e barkut, aftësia e muskulit shtrëngues të ezofagut dobësohet, gjë që e pengon muskulin të pengojë acidet e stomakut të futen në ezofag.

Dhjami i tepërt në stomak mund të shkaktojë shtypje të padëshiruar, gjë që mund të shtyejë acidet të rrjedhin lartë, posaërisht kur jeni të shtrirë. Mund të zvogëloni simptomet e refluksit gastro ezofagial dhe të ulni prodhimin e acideve duke humbur të paktën 10 % të dhjamit tuaj në trup.

Qumësht i ftohtë – Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Bananet – Bananet janë burim i mirë i potasiumit dhe kjo gjë ndihmon në reduktimin e prodhimit të acideve në stomak. Në këtë bimë ka komponentë që e rrisin prodhimin e mukozës në stomak, e cila krijon një shtresë mbrojtjeje në muret e stomakut për të parandaluar dëmtimet nga acidet e forta.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

9 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

20 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

20 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

20 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago