Kalaja e Shkupit do të rihapet për vizitorët në fillim të muajit gusht. Kështu bëri të ditur nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashigimisë Kulturore. Drejtoresha Vesella Çestoeva po bëhet rregullimi i muzeve dhe po zhvillojnë disa procese paralelisht dhe siç u shpreh përgatitjet janë nga fundi.
Vesella Çestoeva, drejtoresh e Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
“Me nënshkrimin e marrëveshjes, njëri muze është kryer, tek tjetri ndërtimet janë nga fundi. Për dy javë ai do të jetë gati. Paralelisht me këtë proces, po e ndjek edhe procesin në kadastër. Pra, për 1 muaj, ose 1 muaj e gjysëm do të jemi gati, diku në fillim të muajit gusht”.
Ndërkohë, punimet po shkojnë me dinamikën e planifikuar edhe në Sallën Universale. Ministri i Kulturës Zoran Lutkov njoftoi se ajo do të përfundojnë në fund të vitit 2027.
Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit
“Po punohet në sallën universale, tempoja është e shkëlqyer. Marr informaione në bazë javor. Nëse vazhdohet me këtë tempo, në fund të 2027-tës, duhet të jetë e përfunduar”.
Këto dy objekte do të jenë ndër kryesoret gjatë programit “Shkupi 2028” ose “Kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028”. Përveç, Kalas, Sallës Universale, Çarshisë së Vjetër,Scoop-i, Akuadukti, ministri Lutkov theksoi se do të përfshihen edhe të gjitha institucionet lokale dhe kombëtare brenda Qytetit të Shkupit./Shenja/
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…