Categories: LajmeRajon-Botë

Varfëria në Gjermani arrin nivel rekord, mbi 13 milionë qytetarë në rrezik

Numri i qytetarëve që jetojnë në rrezik varfërie në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë të viteve të fundit. Sipas një raporti të publikuar nga një shoqatë gjermane për mirëqenie sociale, rreth 13.3 milionë persona aktualisht jetojnë në kushte varfërie nëse merret për bazë niveli i të ardhurave.

Raporti tregon se shkalla e varfërisë është rritur në 16.1 për qind gjatë vitit 2025, duke shënuar një nga nivelet më të larta të regjistruara deri më tani.

Sipas kriterit të përdorur, në rrezik varfërie konsiderohen personat që kanë të ardhura më të ulëta se 60 për qind e mesatares kombëtare. Për një person të vetëm ky prag është 1.446 euro neto në muaj, ndërsa për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë arrin në 3.036 euro.

Raporti evidenton dallime të mëdha mes rajoneve të vendit. Normat më të ulëta të varfërisë janë regjistruar në Bavari dhe Baden-Württemberg, ndërsa më të lartat në Bremen, Saksoni-Anhalt, Hamburg dhe Berlin.

Veçanërisht shqetësuese konsiderohet situata e të moshuarve, ku pothuajse një në pesë persona mbi moshën 65-vjeçare ndodhet në rrezik varfërie.

Ndër grupet më të prekura përfshihen personat që jetojnë vetëm, familjet me një prind të vetëm dhe qytetarët me nivel të ulët arsimimi. Raporti thekson gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e të prekurve janë të papunë.

Sipas të dhënave, rreth 6.9 për qind e popullsisë në Gjermani nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës, përfshirë edhe kostot e ngrohjes.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

10 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago