Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Dortmund, ku një burrë është mbyllur në një apartament dhe dyshohet se mban peng dy fëmijë të mitur.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, autoritetet po e trajtojnë rastin si një situatë me rrezik të lartë, ndërsa policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht si marrje pengu.
Mediat lokale raportojnë se pak para incidentit, i dyshuari kishte qëlluar me armë zjarri ndaj një efektivi policie. Polici nuk ka pësuar lëndime serioze falë jelekut antiplumb. Sipas raportimeve, i dyshuari dyshohet të jetë shtetas serb.
Ngjarja thuhet se ka nisur në një klub nate, ku ai ka shkaktuar panik mes të pranishmëve duke i kërcënuar dhe duke përdorur sprej piperi. Më pas është larguar me automjet, ndërsa gjatë tentativës së policisë për ta ndaluar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të rendit.
Pas përplasjes me policinë, ai është barrikaduar në një apartament, ku dyshohet se ndodhen dy fëmijë të mitur, që besohet të jenë fëmijët e tij. Sipas mediave, burri është baba i tre fëmijëve.
Forca të shumta policore janë vendosur në zonë, ndërsa operacioni për zgjidhjen e situatës vazhdon.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…