Mimoza Ahmeti vijon të jetë një nga figurat më të komentuara të momentit, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në reality show “24 orë në 24”, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut me deklaratat dhe qëndrimet e saj të lira.
Në këtë kontekst, ka reaguar për herë të parë edhe vajza e saj Luka, e cila jeton në Kanada, duke ndarë një mesazh emocional në mbështetje të nënës.
Ajo ka theksuar se Mimoza ka qenë një nënë e përkushtuar dhe sakrifikuese, pavarësisht vështirësive në jetë.
Sipas saj, nëna e saj gjithmonë ka vendosur familjen përpara çdo gjëje tjetër dhe ka bërë gjithçka për rritjen dhe edukimin e dy vajzave të saj.
“Për të gjithë kuriozët, Mimo ka qenë mama ideale… nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë, por prapë ka qëndruar për ne,” shkruan Luka ndër të tjera.
Ajo shton gjithashtu se perceptimet publike për Moza Ahmetin shpesh janë të gabuara, duke theksuar se ajo nuk është ashtu siç mund të duket në ekran, por një person që vlerëson familjen dhe dashurinë mbi gjithçka.
Ky reagim ka ngjallur interes të madh në rrjet, duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes figurën e poetes.
