Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka prekur artin dhe kinematografinë shqiptare. Shyqyri Sako, një nga emrat më të njohur të skenografisë dhe pikturës së filmit në Shqipëri, ka ndërruar jetë.

I cilësuar si “piktori i filmave”, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për më shumë se pesë dekada në artin shqiptar, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e kinemasë së vendit.

Shyqyri Sako punoi për vite me radhë në Kinostudio Shqipëria e Re, ku realizoi skenografi, kostume dhe afishe për dhjetëra filma ikonë të ekranit shqiptar.

Mes veprave më të njohura ku ai kontribuoi janë filmat Kapedani, Tomka dhe shokët e tij, Mësonjëtorja dhe Shpella e piratëve.

Artistit i njihet një rol i veçantë në ndërtimin e estetikës së filmit shqiptar, duke u kthyer në një figurë të pazëvendësueshme të artit skenografik në vend.