Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 është evakuar qendra tregtare “City Mall”, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbërritur një kërcënim për vendosje bombash, transmeton Portalb.mk.
“Në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrën tregtare ‘City Mall’ në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Zyrtarët policorë po ndërmarrin masa dhe po kryejnë kontrolle”, thonë nga MPB.
Qytetarë që ndodheshin pasdite në “City Mall” thonë se njerëzit kanë vrapuar në panik drejt daljeve, ndërsa rojet u kanë lejuar atyre që kishin makina të parkuara të largohen nga qendra tregtare pa pagesë.
