Një 17-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur dje në rrugën Manastir–Prilep, pranë vendit të njohur si “Tullana”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Opel” dhe një “Ford”. E mitura ishte pasagjere në “Opel” dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë nga Manastiri.
Drejtuesi 28-vjeçar i “Opel”-it është dërguar në spital me lëndime të rënda. Lëndime të rënda kanë pësuar edhe një 44-vjeçare dhe një fëmijë shtatëvjeçar, të cilët ndodheshin në “Ford”. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi 48-vjeçar i këtij automjeti.
