Benzina dhe dizeli me çmime më të ulëta nga nesër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të vazhdojë deri më 16 qershor masën për zvogëlimin e akcizës së naftës, me qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve të derivateve.

Sipas paralajmërimeve të fundit, nga nesër pritet ulje e çmimit të dizelit për 6.5 denarë për litër, ndërsa benzina pritet të lirohet për 1.5 denarë.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se ulja e çmimeve pritet të hyjë në fuqi pas vendimit të ri për derivatet.