Tetova humb Bedajet Rustemin, një nga pionerët e stomatologjisë shqiptare në RMV

Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe një emër i respektuar në fushën e stomatologjisë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë, të cilët për dekada e njohën si profesionist të përkushtuar, humanist dhe njeri me vlera të larta njerëzore.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Bedajet Rustemi la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e stomatologjisë ndër shqiptarët në vend, duke u konsideruar si një prej pionierëve të këtij profesioni në Maqedoninë e Veriut.

Ndarja e tij nga jeta përbën humbje të madhe për familjen, kolegët dhe gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Ngushëllime familjes Rustemi, të afërmve dhe miqve të tij.(INA)