Categories: ShowBiz

Tensione të reja në Ferma Club pas deklaratës së partneres së aktorit

Aktori Romir Zalla ka përjetuar një moment mjaft emocional gjatë spektaklit të fundit të “Ferma VIP”, ku u befasua nga dy fëmijët e tij. Ai pati një takim prekës me vajzën e tij, ndërsa më vonë, në orët e mesnatës në ditëlindjen e tij, u surprizua edhe nga djali.

Ndërkohë, në emisionin “Ferma Club”, partnerja e tij Suela ka folur për eksperiencën e tij brenda fermës dhe mënyrën se si ai po e përjeton këtë format televiziv.

“Unë nuk mund ta quaj lojë. Jo për hir të termit lojë, por është një qëndrim i Romirit në disa kushte të izoluara. Po qëndron me të panjohur kaq gjatë. Besoj se Romiri e ka të plotësuar hapësirën e tij për të qenë aktor, qendra e vëmendjes. Është ndër aktorët më aktiv. Nuk mund të ishte ambicia e tij për të bërë një showman dhe nuk e ka bërë asnjëherë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse mendon se Romiri mund të ishte përfshirë më shumë në dinamika të caktuara të lojës, Suela tha: “Nuk është aspak jashtë parashikimeve të mia. Romiri është kështu. Unë prisja të shihja një Romir që do të përballej më shumë, por mendoj që është mënyra më fisnike që ka zgjedhur për t’u përballur me skenat e pakëndshme”.

Sipas saj, aktori po e shijon maksimalisht qëndrimin në fermë dhe po gjen mënyra për të larguar stresin e përditshëm.

“Romiri ka shkuar ta shijojë dhe e shoh që po e shijon. Po punon dhe më vjen mirë, sepse shkarkon stresin. Romiri nuk ka kërcyer kurrë në jetën e tij dhe atje ka kërcyer aq shumë”, tha ajo.

Në fund, Suela u shpreh optimiste për rrugëtimin e partnerit të saj në garë, duke deklaruar: “E shoh Romirin finalist. Potenciali qëndron te konsekuenca e Romirit”.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

12 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago