Ryshfet për kalimin e një veture të vjedhur? Polici përballet me akuza serioze

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamentit të Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ndaj D.S. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „marrje ryshfeti“ sipas nenit 357 të Kodit Penal.
​I denoncuari, në pozicionin e punës zyrtar policor në Stacionin Policor për Kalim Kufitar Qafë Thanë, përmes një rrjeti social ka nisur komunikimin me një person, me çka ka kërkuar drejtpërdrejt mjete financiare për vete me qëllim që të kryejë një veprim zyrtar të cilat nuk ka guxuar ta kryejë. Gjegjësisht, ai ka rënë dakord që më datë 05.04.2026, derisa kryente detyrat e punës në vendkalimin kufitar, në dalje të shtetit ta lejojë të kalojë personin dhe automjetin udhëtarësh, të cilin ai e drejtonte, edhe pse automjeti nuk ishte në pronësinë e tij, nuk posedonte autorizim dhe automjeti evidentohej si i vjedhur në „listën e ndalimit“ (stop-lista) në sistemin për kontrollin e udhëtarëve dhe automjeteve.
​Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj D.S. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme – largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore./zyrtare.net/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

9 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

20 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

20 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

20 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago