Stuhi dhe reshje intensive shiu sot në vend, paralajmërohen erëra të fuqishme dhe breshër

Meteorologët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me reshje intensive shiu, bubullima dhe erë të fuqishme në disa rajone të vendit.

Sipas parashikimeve, lokalisht pritet zhvillim i motit të lig, me reshje të rrëmbyeshme, shkarkime elektrike dhe erë që mund të kalojë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë.

Gjithashtu ekziston mundësia edhe për paraqitje të breshërit në zona të caktuara.

Autoritetet apelojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të shmangin qëndrimin në vende të hapura gjatë stuhive.